Aktualitet

I ndjeri Saimir Sula u soll pa zemër nga Spanja, familjarët apel Ulsi Manjës: T'i bëhet ADN-ja jashtë vendit!

Shkruar nga Liberale

I ndjeri Saimir Sula u soll pa zemër nga Spanja, familjarët apel Ulsi

Familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërriti pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar sërish sot para Parlamentit Europian.

Në pamundësi për të bërë testin e ADN-së në një laborator në Shqipëri, motra e të ndjerit, Majlinda Sula, i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që ta dërgojnë zemrën e të vëllait në një labotator jashtë vendit për të bërë ADN-ë. 

Po ashtu ajo deklaroi se familja është e gatshme që ta paguajë vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, me qëllim që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH