59-vjeçari rus Igor Kokunov është ekstraduar drejt Rusisë nga Shqipëria. Ky vendim është marrë nga Gjykata Kushtetuese.
Igor Kokunov u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit më 28 gusht të vitit 2023, pasi ishte shpallur nga Interpoli Ndërkombëtar Rusi dhe i dënuar me 15 vite burg. Ai akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi. Ndërkohë, rusi kërkoi azil politik në Shqipëri, me pretendimin se në Rusi i rrezikohet jeta.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me ekstradimin e Igor Kokunov, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit.
Në argumentin e paraqitur, Ministra e Drejtësisë pretendon se është njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese jashtë orarit zyrtar.
“Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov u krye më datë 30 tetor 2024, në orën 16:45, sipas proces-verbalit të nënshkruar në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ku ai u dorëzua autoriteteve ruse. Më datë 31 Tetor 2024, Ministria e Drejtësisë u njoh zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa me email Gjykata njoftoi Ministrinë e Drejtësisë në orën 17:53 të datës 30 tetor, jashtë orarit zyrtar. Ky vendim, i marrë nga Gjykata Kushtetuese në datë 30.10.2024, ora 17:15, urdhëronte pezullimin e përkohshëm të procedurave të ekstradimit deri në një vendimmarrje të dytë nga kjo gjykatë”, thuhet në njoftim.