I riu Arjon Hasaj, i cili akuzohet se ka ekzekutuar 33-vjeçarin Ramazan Mataj mbrëmjen e 4 Janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës, ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka treguar edhe arsyet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.
Në dëshminë e tij, 29-vjeçari ka pranuar se është ai personi që ka vrarë me armë zjarri Ramazan Matajn, duke marrë përsipër autorësinë e krimit.
Ai ka treguar se viktima ishte në një lidhje me motrën e tij prej 6 vitesh dhe i kishte prishur dy martesa. Madje, sipas tij Ramazan Mataj i kishte shpërndarë motrës së tij edhe video intime që kishin pasur së bashku.
“Ai është personi që divorcoi dy herë motrën tonë, madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, tha ai ndërsa tregoi se e motra nuk jeton prej kohësh në banesën e tyre, por në Shkodër.
Arjon Hasaj ka rrëfyer se i ngriti kurth viktimës duke i shkruar në Instagram me llogari false me emrin e një vajze dhe i la takim, ku edhe e ekzekutoi me breshëri plumbash.