Kronikë

"I futi kokën në zbardhues rrobash"/ Vëllai i Enkelejda Danajt tregon detaje tronditëse: Burri e kërcënonte me thikë gjatë shtatzënisë

Shkruar nga Liberale

"I futi kokën në zbardhues rrobash"/ Vëllai i Enkelejda

Vëllai i 40-vjeçares shqiptare, Enkelejda Danajt, e cila u vra barbarisht nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në Athinë, ka rrëfyer detaje tronditëse. 

Në një intervistë për median greke, ‘Protothema.gr’, ai tregon torturat ndaj motrës së tij, dhunën që ushtronte bashkëshorti Artur Danaj, prej vitesh.

Sipas tij dhuna kishte nisur që kur 40-vjeçarja ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ku vëllai tregon se ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar disa herë me thikë.

Madje ai thotë se kur ishte shtatzënë i futi motrës kokën në zbardhues rrobash. Por kërcënimeve nuk i shpëtonin as dy fëmijët, djali dhe vajza e tyre. Kjo e fundit ishte dhe dëshmitare e vrasjes së nënës së saj, nga dora e të atit. 

“Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte 3 kallëzime në polici, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues rrobash. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte...”, ka rrëfyer vëllai i së ndjerës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH