Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Julian Gjoshin, i riu që qëlloi për vdekje 50-vjeçarin Alfred Dedja më 10 dhjetor në fshatin Ndroq të Tiranës.
Ndaj tij rëndon akuza “vrasje me paramendim”. Gjykata urdhëroi gjithashtu edhe akt ekspertizë psikiatrike, pasi Gjoshi është përdorues droge.
Gjoshi u vetëdorëzua një ditë pas ngjarjes së rëndë të 1 dhjetorit, pasi forca të shumta policie e ndoqën për ta vënë në pranga.
Në dëshminë e tij para hetuesve ai ka thënë se e vrau Dedjan pas pas ofendimeve të përsëritura nga viktima.
Por pavarësisht kësaj, grupi hetimor ka dyshime të forta se motivi i vërtetë i ngjarjes lidhet me prishjen e pazareve të drogës.
Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.