Aktualitet

I dënuar për VRASJE në Gjermani! Arrestohet një person në Tiranë, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Shkruar nga Liberale

I dënuar për VRASJE në Gjermani! Arrestohet një person

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili mbante armë dhe municion luftarak në banesë.

“Nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në kuadër të operacionit policor “Ekol” u bë arrestimi i shtetasit V. K.

Ky shtetas ka qenë më parë i dënuar për vrasje në Gjermani.

Pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH