Aktualitet

I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e Rinasit, Neim Avdulaj izolohet për 1 vit në regjimin “41 Bis”

Shkruar nga Liberale

I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e Rinasit, Neim Avdulaj

Neim Avdulaj, i dënuar për vjedhjen në Rinas, është futur në regjimin “41 Bis” për një vit.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim.

“Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:

-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.”, thuhet në njoftim.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar. Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH