Në Apelin e Posaçëm është mbajtur ditën e sotme seanca për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.
Ky i fundit mësohet se ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e dy të tjerëve.
Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitit 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Avokati i Laert Haxhiut kërkoi riçelje të procesit gjyqësor, por kërkesa u refuzua nga gjykata. Në seancë ishte ishte i pranishëm edhe Laert Haxhiu që pretendoi se po dënohej pa asnjë provë, ndërsa kërkoi që t'i hiqnin burgimin e përjetshëm.