Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg për  pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Korçë (EMRI)

Shkruar nga Liberale

I dënuar me 7 vite burg për  pjesëmarrje në grup

Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar, i cili ka qenë i dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal, si dhe për shitje të lëndëve narkotike.

54-vjeçari Aleks Kreshpanji, u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Pojani”.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasi Aleks Kreshpanji, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH