Aktualitet

I burgosur për abuzim me fondet e SASPAK, Ilir Beqaj kërkon lirimin: Nuk kam arsye të largohem jashtë vendit...

Shkruar nga Liberale

I burgosur për abuzim me fondet e SASPAK, Ilir Beqaj kërkon lirimin:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit nga arrest në burg në një masë më të butë. Ai ndodhet aktualisht në qeli për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet e SASPAK.

Seanca e gjyqësore ka filluar dhe Beqaj është duke paraqitur argumentet e tij për ndryshimin e masës së sigurimit.

Avokati i ish-ministrit ka argumentuar se nuk ka arsye të ligjshme për të mbajtur Beqajn në arrest në burg.

Mbrojtësit e tij pretendojnë se nuk ka rrezik që Beqaj të largohet nga vendi apo të manipulojë prova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH