Aktualitet

Humbi në Karaburun, gjendet pas disa orësh kërkime turistja austriake

Shkruar nga Liberale

Humbi në Karaburun, gjendet pas disa orësh kërkime turistja

Turistja austriake, e cila rezultoi se kishte humbur në Karaburun është gjetur nga forcat e policisë pas disa orësh kërkime.

Policia thotë se pas marrjes së njoftimit ka nisur kërkimet, duke u krijuar një grup pune nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi dhe Forca Delta, në bashkëpunim me specialistin e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Stacionin e Policisë Orikum, për të nisur kërkimet.

Njoftimi i policisë:

Pas disa orësh kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi i turistes austriake, në zonën e quajtur “Gjiri i Nezhës”, të cilës iu dha ndihma e nevojshme dhe u transportua drejt Himarës me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja falënderoi shërbimet për reagimin dhe mbështetjen e ofruar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH