Aktualitet

Hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës, nis hetimi për 12 persona, mes tyre Sali Lusha dhe Klevis Balliu

Shkruar nga Liberale

Hodhën molotov para Bashkisë së Tiranës, nis hetimi për

Policica e Tiranës ka nisur hetimet për 12 persona, pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme para Bashkisë.

Mes tyre është edhe Sali Lusha, Klevis Balliu dhe Adriana Kalaja.

“Në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”,  njofton Policia. 

Theksojmë se ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës u zhvillua protesta e 7-të e qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës  së bashku me “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Me pankarta në duar, ata kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH