Aktualitet

Hodhën molotov dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë, merret vendimi për 4 protestuesit e 20 Shkurtit

Shkruar nga Liberale

Hodhën molotov dhe shashka në drejtim të Kryeministrisë,

Katër persona të arrestuar më 20 Shkurt në protestën e opozitës para Kryeministrisë, dalën këtë të premte para gjykatës. ku u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për ta.

Mësohet se shtetasit: Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis,  akuzohen për veprime të dhunshme gjatë protestës së 20 Shkurtit, të thirrur nga Rithemelimi.

Bëhet me dije se seanca u ndoq edhe nga deputetët e opozitës.

Gjatë protestës së opozitës, protestuesit hodhën kapsolla, flakadanë dhe molotov drejt godinës së Kryeministrisë.

“Rithemelimi” ka paralajmëruar se do ta përshkallëzojë aksionin opozitar në ditët në vijim, ku sipas tyre, nuk do të mungojë as bllokimi i rrugëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH