Aktualitet

"Hera e parë që pranova të transportoja drogë, thashë s'do më kapin", flet pronari i furgonit që u kap me kokainë në Durrës

Shkruar nga Liberale

"Hera e parë që pranova të transportoja drogë,

Pronari i furgonit ku u gjetën shtatë pako me kokainë në portin e Durrësit, Ardjan Doçi ka thënë se lëndën narkotike ia kishte marrë një personi në Tiranë, por pa zbuluar identitetin e tij.

Ndërsa djali i tezes së tij, Mentor Çuni ka deklaruar se s’ka pasur dijeni për drogën nën sedilje.

“Kokainën ma dha një person në Tiranë që nuk u identifikua. Pagoi paratë për transportin dhe më dha koordinatat se ku do ta çoja. Atje më tha se më priste një person që do më gjente paratë. Këtë intenerar kemi disa vite që e bëjmë, por kjo është hera e parë që mora përsipër të transportoja drogë.

Pasi e ngarkuam në Tiranë, mora kushëririn (djalin e tezes) me vete për të më ndihmuar gjatë rrugës. Fillimisht do shkarkonim disa pako në Itali, gjëra që familjarët u kishin dërguar të afërmve të tyre dhe më pas do vijonim udhëtimin drejt Anglisë. Sa i përket drogës, nuk ua di emrat as atij që ma dha dhe as atij që e priste. Vetëm koordinatat.

Thjesht mora përsipër ta transportoja. Me shpresën se nuk do më kapnin gjatë rrugës. Mentori s’ka lidhje fare pasi është thjesht punëtor dhe s’kishte dijeni për kokainën“, ka deklaruar ndër të tjera para hetuesve të policisë Ardjan Doçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH