Aktualitet

Hanin e pinin në restorante të shtrenjta, por iknin pa paguar, arrestohet shqiptari dhe partnerja italiane në Korçë

Shkruar nga Liberale

Hanin e pinin në restorante të shtrenjta, por iknin pa paguar,

Një 31-vjeçar nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32-vjeçare me inicialet C.A, janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi në mënyrë të përsëritur konsumonin darka të shtrenjta në restorante dhe iknin pa paguar faturat. 

Rasti i parë është regjistruar në Tiranë, ku dy të rinjtë kanë konsumuar një drekë në shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.

Por nuk janë mjaftuar me kaq, pasi të njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës, ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën, është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31-vjeçar.

Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë për rastin në fjalë. 

“K. P., 31-vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32-vjeçe, banuese në Como, Itali, sepse pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH