Aktualitet

Guvernatori i BSH takim me delegacionin nga Moody’s Analytics: Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive

Shkruar nga Liberale

Guvernatori i BSH takim me delegacionin nga Moody’s Analytics: Ekonomia

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga Domenico Piscitelli, Drejtor i Kërkimeve dhe Politikave për Evropën pranë Moody’s.

Në fokus të takimit ishte prezantimi dhe analizimi i situatës më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe diskutimi i mundësive të bashkëpunimit midis dy institucioneve.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive, pavarësisht sfidave të shumta dhe serioze me të cilat është përballur gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria gëzon një rritje ekonomike solide, inflacion të ulët dhe nën kontroll, si dhe përmirësim të ekuilibrave të brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Më tej, Guvernatori nënvizoi se përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë do të vijojë edhe në të ardhmen.

“Më konkretisht, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në afatin e mesëm, me norma të qëndrueshme dhe pranë potencialit, ndërkohë që inflacioni pritet të qëndrojë pranë niveleve aktuale për pjesën e mbetur të vitit dhe të kthehet në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2025”, është shprehur ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH