Aktualitet

Gripi i shpendëve/ Drejtoresha e ISHP: Ka aftësinë të kalojë edhe te njeriu përmes kontaktit me to

Shkruar nga Liberale

Gripi i shpendëve/ Drejtoresha e ISHP: Ka aftësinë të

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini, foli mbrëmjen e sotme për gripin e shpendëve, ku u shpreh se është një virus që ka aftësinë të transmetohet edhe te kafshët e tjera, por edhe te njeriu.

Në një lidhje për Euronews Albania, ajo tha se në SHBA është vënë re transmetimi i virusit nga zogjtë te lopa e tek njeriu.

“Gripi i shpendëve apo H5N1 është një nga format më të zakonshme të gripit të shpendëve, por që nuk mbetet vetëm në kuadrin e kësaj specieje. Por që ka aftësinë të transmetohet edhe te njerëzit, te individët që manipulojnë me shpendët, apo kanë kontakte me shpendët e sëmurë, pra që e kanë virusin e H5N1, por që ndërkohë mund të transmetohet edhe në kafshë të tjera.

Që në këtë rast është shembulli tipik si ai i evidentuar në SHBA, ku u evidentua edhe në qenien humane, apo në një nga punëtorët që manipulon me kafshët e gjedhët. Është vënë re transmetimi nga zogjtë te lopa e njeriu. Nuk përjashtohen rastet e transmetimit të infeksionit nga shpendët e sëmurë te kafshët e tjera, përfshi edhe njeriun”, u shpreh Tomini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH