Aktualitet

Grabitet gjatë natës drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat, hajdutët shqyejnë kasafortën e zhvatin mbi 2 mln lekë

Shkruar nga Liberale

Grabitet gjatë natës drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve

Grabitet gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kuçovë.

Bëhet me dije se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milionë e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda kasës.

Kanë qenë punëtorët e kësaj drejtorie të cilët kanë parë dhe raportuar vjedhjen mëngjesin e sotëm, pasi kanë shkuar në punë.

Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forca e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia është duke marë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie, si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj godinës, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve të grabtjes. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH