Aktualitet

Grabitën dy shtetas dhe një pikë kaburanti nën kërcënimin e një arme lodër, vihen në pranga 3 "skifterët" e Vlorës

Shkruar nga Liberale
Grabitën dy shtetas dhe një pikë kaburanti nën

 

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, të cilët akuzohen se vodhën xhiron ditore të një karburanti nën kërcënimin e një arme pistoletë imituese.

Mësohet se tre autorët e vjedhjes para se të kryenin “aksionin” në karburant vodhën gjithashtu para nga dy shtetas, duke i frikësuar dhe kërcënuar me armën imituese.

Grabitësit u kapën në lagjen “10 Korriku”. Ata janë të moshave 20 vjeç, 16-vjeç dhe një 17-vjeç.

Policia bën me dije se ka sekuestruar armën imituese pistoletë me silenciator, shumën e parave dhe një aparat celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH