Aktualitet

Goditi me shpullë nxënësen në klasë, e pëson mësuesja nga Elbasani

Shkruar nga Liberale

Goditi me shpullë nxënësen në klasë, e pëson

Një mësuese është proceduar penalisht në qytetin e Elbasanit, pasi ushtroi dhunë ndaj një nxënëseje gjatë orarit mësimor.

Sipas policisë mësuesja 47-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka goditur me shpullë një nxënëse.

Materialet procedurale në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen.

– K. P., 47 vjeçe, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Elbasanit, pasi dyshohet se gjatë orës mësimore, ka gjuajtur me pëllëmbë, një nxënëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH