Aktualitet

Goditi me grusht efektivin e policisë, e pëson 58-vjeçari në Pukë

Shkruar nga Liberale
Goditi me grusht efektivin e policisë, e pëson 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është ndaluar nga policia pasi dyshohet se për shkak të detyrë ka goditur me grusht, punonjësin e Komisariatit të Policisë Pukë.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore ndaluan shtetasin 58 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Pukë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH