Aktualitet

Gjykata merr vendimin për Princ Leka dhe Elia Zaharia

Shkruar nga Liberale
Gjykata merr vendimin për Princ Leka dhe Elia Zaharia

Për herë të parë pas raportimit të konfliktit, Elia Zahariaj u shfaq sot në dyert e gjykatës.

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Mësohet se për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci, Elia Zaharia, urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias, por të dados.

Elia dhe babai i saj Gjergji ishin sot në Gjykatën Civile ku edhe u dha vendimi. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, e gjithashtu po kryhen hetime edhe për daljen e pamjeve filmike që Leka Zogu ll ia vendosi në dispozicion policisë si provë materiale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH