Aktualitet

Gjykata e Lartë gjobit Dritan Dajtin, pas kërkesës së tij për...

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Lartë gjobit Dritan Dajtin, pas kërkesës së tij

Dritan Dajti ka dorëzuar disa kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarëve, që shqyrtojnë çështjen e tij, por pas kërkesave të  vazhdueshme ai është gjobitur nga Gjykata e Lartë.

Një ndër kërkesat ishte edhe largimi nga trupa gjyqësore e Sandër Simonit.

Gjykata e ka refuzuar dhe e ka gjobitur Dajtin, për kërkesat e vazhdueshme, të cilat janë konsideruar të padrejta.

Mësohet se vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Lartë.

Sot në Gjykatën e Lartë kishte dy seanca, njëra për njoftimin e trupës gjyqësore që do shqyrton gjyqin në themel dhe tjetra që shqyrtoi kërkesën për largimin e gjyqtarit. Për kërkesën e fundit u vendos që Dajti të gjobitet me dhjetë mijë lekë të reja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH