Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg, reagon Meta nga qelia: Hodhëm një hap pozitiv, ecim më shpejt drejt Strasburgut!

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Lartë e la në burg, reagon Meta nga qelia: Hodhëm

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta lënë në burg, duke thënë se “kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, për të ecur më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut”.

Ilir Meta: 11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij, Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut.

Pa asnjë diskutim do të fitojmë ashtu siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias kundër Ramaformës.

Mos harroni se 2 Marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5 Dhjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm mbarëkombëtar patriotik në mbrojtje të Kushtetutës falë të cilit jo vetëm u çmontua Ramaforma.

U bëj thirrje simpatizantëve të PL, anëtarëve, shqiptarëve patriotë kudo ku janë të gjithë drejt 11 Majit, Të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të regjistrohen të marrin pjesë në këtë ditë historike ku narkoregjimi do të hidhet tek Lana.

Malet tona më të larta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH