GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.
Vendimi është marrë në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë.
Mjeku Edvin Prifti akuzohet për katër vepra penale, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar dertyën”, “fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.
SPAK në muajin shkurt të këtij viti mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO.