Aktualitet

Gjetja e 9-vjeçares në lumin Buna/ Policia: Në trupin e së miturës nuk ka shenja dhune!

Shkruar nga Liberale
Gjetja e 9-vjeçares në lumin Buna/ Policia: Në trupin e së

Policia ka dalë me një tjetër deklaratë, ku ndryshon versioni fillestar, në lidhje me gjetjen e trupit të 9 vjeçares në lumin Buna.

Blutë e Shkodrës bëjnë tê ditur se në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH