Aktualitet

Gjendet i pajetë 55-vjeçari në banesën e tij në Pukë, dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Liberale

Gjendet i pajetë 55-vjeçari në banesën e tij në

Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë sot në banesën e tij në fshatin Porav, Pukë. 

Paraprakisht dyshohet se shtetasi me iniciale L. N., 55 vjeç,është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Porav, shtetasi L. N., 55 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij. Grupi hetimor po shkon në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të vetëvrasjes.”, thuhet në reagimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH