Aktualitet

“Gërdeci”: Mediu: Të merren në pyetje dhe të dënuarit

Shkruar nga Liberale

“Gërdeci”: Mediu: Të merren në pyetje dhe të

Në Gjykatën e Posaçme dëshmuan dy ish-ushtarakë.

Gati 3 orë ka zgjatur seanca e radhës për çështjen Gërdeci. Në Gjykatën e Posaçme u paraqitën si dëshmitarë ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetetëse në ministrinë e Mbrojtjes, Shkëlzën Madani dhe Zenun Fero ish-ushtarak. 

Madani ka deklaruar në gjykatë se Gërdeci si vendi i demontimit të armevë është përcaktuar nga palët ndërsa kostoja e transportit është përballuar nga privat.

Ndërsa ish-ushtaraku Fero është shprehur se ka bërë 3 vite burg dhe ende nuk e kupton se për çfarë është i dënuar. Pas daljes nga gjykata ish- ministry i Mbrojtes Fatmir Mediu kërkoi të gjithë personat e dënuar që të dëshmojnë në mënyrë që të zbulohet e vërteta se Ministri nuk ka pasur lidhje me këtë çështje.

Në seancën e radhës, mes dëshmitarëve është edhe emri i ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosur Luan Hoxha. Ai ndodhet në Amerik dhe nuk dihet nëse ka dhënë pëlqimin që të pyetet me letërporosi apo do të lexohet dëshmia e dhënë në procesin e parë. Seanca e radhës është vendosur në 7 Shkurt ora 9.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH