Aktualitet

Gazifikimi i Korçës/ Kryeministri Rama takohet me Presidentin e Azerbajxhanit, firmoset marrëveshja e bashkëpunimit

Shkruar nga Liberale

Gazifikimi i Korçës/ Kryeministri Rama takohet me Presidentin e

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për gazifikimin e Korçës janë kryer studimet paraprake dhe do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH