Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel, është emëruar Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë.
Gjatë dekadës së fundit, ajo ka shërbyer si Autore, Producente, Prezantuese, Gazetare e mirënjohur për televizionet: Top Channel (2016 deri më sot), si – Autore dhe Drejtuese e Emisionit “ArtKand”, Autore e Emisionit “Exclusive”, Gazetare në Departamentin e Lajmeve; dhe në një gamë të gjerë temash kulturore; Klan (2014-2015), si – Gazetare; A1 Report (2013-2014), si – Gazetare për Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2013, Intervistuese dhe Prezantuse Rubrikash; TV Channel One (2011-2013), si – Moderatore e dy Emisioneve “Profil Artisti” dhe “Rubrika e Librit”.
Për më tepër, Koçibelli është e angazhuar si Konsulente dhe Promovuese Arti, duke ofruar ekspertizën e saj të vlefshme në zhvillimin dhe kurimin e ekspozitave si – “Gruaja Horizont” (2023) dhe “Backstage Show” (2024) – dhe projekteve të ndryshme artistike.