Gazetari Artur Bibe, vazhdon raportimin nga zonat e luftës në Izrael, pranë kufirit me Libanin.
Sot Bibe ndodhet pranë Lartësive Golan në zonën e banuar nga komuniteti druz në kufirin mes tre vendeve Izraelit, Sirisë dhe Libanit.
Ndërsa në videot e regjistruara prej tij, duken disa raketa që bien në detin e Galilesë, ndërkohë që tregon se kudo ka ushtarë dhe mjete ushtarake.
Forcat ushtarake u kanë kërkuar reporterëve që të qëndrojnë me jelek antiplumb.