Gazetari Muharrem Kafexhiu foli sot për qendrat e masazhit në Kosovë, ku tha se funksionojnë si qendra për shfrytëzim prostitucioni.
Ai tregoi për “Good Morning Albanian”, se shumica e vajzave që punojnë në këto qendra janë të huaja, dhe nga këto pjesa më e madhe vijnë nga Shqipëria.
“Qendrat e masazhit në Kosovë funksionojnë si qendra për shfrytëzim prostitucioni. Një numër i madh i vajzave që punojnë në këto qendra janë nga vendet e huaja dhe ndër to kryesojnë vajzat që vijnë nga Shqipëria.
Kjo nisur nga shifrat, por ky numër është vetëm një përqindje e numrit real. Ka edhe të mitura mes tyre, por pjesa më e madhe janë në moshë madhore.