Rreth 50 tifozë italianë janë ndalur paraprakisht pak para ndeshjes Itali-Shqipëri, ndeshje debutuese në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Dortmund.
Sipas informacioneve të mediabe italiane, grupi i mbështetësve u ndalua përpara se të vinte në kontakt me tifozë të tjerë shqiptarë pranë një restoranti.
Tifozët kishin në posedim objekte të dizajnuara për të ofenduar, si thika, bomba molotovë dhe kapuç. Subjektet në fjalë do të mbahen në zyrat e policisë vendore për ndoshta 24 orë. Të gjithë do të jenë në pritje të vlerësimit nga gjyqësori.