Aktualitet

FREDI BELERI kërkoi të ishte fizikisht në mbledhjen e PE si eurodeputet, drejtoria e Burgjeve i kthen përgjigje

Shkruar nga Liberale

FREDI BELERI kërkoi të ishte fizikisht në mbledhjen e PE si

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka kthyer përgjigje Fredi Belerit, i cili ka kërkuar të merren masa dhe ta shoqërojnë fizikisht midis datave 15 – 20 korrik, në takimin e Parlamentit Europian.

Sipas informacioneve që disponon gazetarja Anila Hoxha, juristët e burgut i janë përgjigjur Belerit se “po e shqyrtojmë me përparësi kërkesën tuaj”.

Mirëpo ekspertët e burgjeve nuk kanë dalë me një konkluzion nëse do shoqërohet apo jo Beleri si eurodeputet në takimin e parë.

Beleri po ashtu ka kërkuar pezullim të dekretit të Presidentit që u shpall më 5 korrik, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për mandatin e tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë KQZ vendosi se mandati i Belerit si kryetar Bashkie i Himarës, është i pavlefshëm, pasi au nuk u lejua nga autoritetet gjyqësore që të bënte betimin. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH