Aktualitet

FOTOT/ Tirana zbardhet nga breshëri. Era e fortë rrëzon pemët në Këlcyrë, bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Liberale

FOTOT/ Tirana zbardhet nga breshëri. Era e fortë rrëzon


Moti i keq ka përfshirë të gjithë teritorin. 

Tirana u zbardh nga breshëri për pak minuta. Moti është me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të vendit, po ashtu edhe në veriperëndim.

Gjithashtu edhe era raportohet të jetë intensive.

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit – Këlcyrë dhe aktualisht qarkullimi është i bllokuar.
Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçare mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.

FOTOT/ Tirana zbardhet nga breshëri. Era e fortë rrëzon

Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuara dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

I gjithë Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intesive shiu dhe erë të fortë.
Moti i keq ka shkatuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore rurale në Tepelenë, Përmet dhe krahinat e Zagorisë e Pogonit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH