Aktualitet

"Foton nuk e nxora unë, shikoni mesazhet", Altin Çoku në gjykatë: Ngushëllime familjes!

Shkruar nga Liberale

"Foton nuk e nxora unë, shikoni mesazhet", Altin Çoku

Altin Çoku, personi që akuzohet se shantazhoi me foto intime 27-vjeçaren Sibela Abedini, ka dalë sot përpara gjykatës.

Prokuroria ka kërkuar ndaj Çokut masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

E ndërsa u pyet se kush është personi që ka shpërndarë foton intime të 27-vjeçares, Çoku mohon ta ketë bërë ai.

Mes të tjerash ai thotë se për të kuptuar kush e ka nxjerrë foton duhen parë mesazhet te telefoni i të ndjerës.

“E kanë nxjerrë shtetas të tjerë foton. Keni mesazhet në telefonin e vajzës. I shpreh ngushëllimet e mia familjes”, tha Çoku teksa u pyet nga gazetarët se kush ishte personi që nxori foton intime të 27-vjeçares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH