Aktualitet

FOTOLAJM/ Ky është flamuri kombëtar me sipërfaqe gjigante, do të shpaloset në qendër të Fierit për festat e Nëntorit

Shkruar nga Liberale
FOTOLAJM/ Ky është flamuri kombëtar me sipërfaqe gjigante,

Ky është flamuri kombëtar më i madh, me sipërfaqe që tani kalon 800 m², i hapur për 12 vite në stadiumet ku ka luajtur kombëtarja kuqezi, si dhe në festa brenda e jashtë kufijve.

Artur Lati, një rrobaqepës në pension, dhe Kristaq Ziu, qytetar nga Fieri, tregojnë se ideja për të prodhuar një flamur të përmasave kaq të mëdha lindi në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kur ky flamur u shpalos për herë të parë në qendër të Fierit.

"Ideja ka lindur 12 vite më parë, në 100-vjetorin e Pavarësisë. Ky flamur është shfaqur për herë të parë në Fier, më pas në Vlorë, në stadiumet ku ka luajtur ekipi kombëtar, si dhe në Kullën e Jasharëve, në Mitrovicë dhe Prishtinë. Sivjet po bëjmë përgatitjet për datën 28 nëntor. Ky flamur fillimisht ishte 500 m² kur u krijua, ndërsa tani e kemi zmadhuar në 800 m². Do të shpaloset në qendër të Fierit”, tha Artur Lati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH