Në afërsi të zonës së njohur si “Mexo’kanal”, pranë gadishullit të Karaburunit, është shfaqur një balenë duke lundruar e qetë në ujërat e detit Jon.
Pamjet janë kapur nga një helikopter që po fluturonte mbi zonën bregdetare të Vlorës.
Theksojmë se ky është një ndër rastet e rralla kur një gjitar detar i përmasave kaq të mëdha shfaqet kaq pranë brigjeve shqiptare, duke ngjallur interes dhe kuriozitet te pushuesit që ndodheshin në helikopter.