Aktualitet

FOTO/ Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, ky është shqiptari që kreu krimin e rëndë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një

Personi që shihni në foto është  39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç dhe më pas e fshehu trupin në papafingo në Greqi.

Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin. Ai ka rrëfyer se vrasjen e ka bërë para një jave në banesën e tyre në Amplelokipi dhe më pas e ka fshehur trupin.

FOTO/ Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një

“E bëra nga xhelozia”, zbardhet dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar që vrau gruan në Greqi
Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijët ndodheshin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ka denoncuar krimin.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj jave fëmijët e çiftit të cilët ndodheshin në shtëpi, përveç erës së rëndë, nuk kanë patur dijeni për krimin që kishte kryer babai i tyre

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH