Aktualitet

FOTO/ Tym dhe flakë para Bashkisë, protestuesit hedhin flakadanë e molotov drejt godinës, rrezikojnë efektivët

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Tym dhe flakë para Bashkisë, protestuesit hedhin flakadanë

Kanë nisur tensionet e para pas fjalës së përfaqësuesve dhe aktivistëve të opozitës, në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, ku janë hedhur flakadanë e shishe molotovi drejt godinës.

Siç shihet edhe nga pamjet protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të hyrjes së Bashkisë së Tiranës, ndërkohë dhjetëra efektivë policie qëndrojnë para tyre.

Në një moment molotovi rrezikon dhe jetën e efektivëve të cilët përpiqën që të fikin zjarrin.

FOTO/ Tym dhe flakë para Bashkisë, protestuesit hedhin flakadanë

Fatmirësisht molotovët nuk kanë kapur efektivët, por kanë shpërthyer në shkallët e hyrjes së Bashkisë.

FOTO/ Tym dhe flakë para Bashkisë, protestuesit hedhin flakadanë

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit me dosjen “5D”, ku në pranga ranë disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe janë nën hetim dhe disa të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH