Aktualitet

FOTO/ Qytetarët shkodranë hedhin tulipanë dhe trëndafila në Bunë, solidarizohen me humbjen e nënës dhe 3 fëmijëve

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Qytetarët shkodranë hedhin tulipanë dhe trëndafila

Në ditën e luleve, 6 Maj, qytetarët shkodranë dhe drejtues të Bashkisë u solidarizuan me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin një ditë më parë. 

Ata u panë me lule në duar, duke ecur përgjatë lumit Buna dhe duke i hedhur më pas në ujë.

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje, pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit. 

Ditën e djeshme 9-vjeçarja u gjet në ujërat e Bunës nga një peshkatar i zonës. Ndërsa sot vogëlushja e ndjerë u përcoll në banesën e fundit, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës së saj, Alma Arrazi, motrës e vëllait.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH