Aktualitet

FOTO/ Ngatërruan rrugët e Tiranës me pistën e Formula 1! Këngëtari dhe miku i tij gjobiten me nga 400 mijë lekë. Policia bën bilancin javor

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ngatërruan rrugët e Tiranës me pistën e Formula 1!


Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë dhe është gjobitur me 40 mijë lekë të reja

Ai ka qenë duke bërë gara shpejtësie një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli.
Edhe miku i tij, Saimir Gërvalla është gjobitur me 40 mijë lekë të reja pas garave të shpejtësisë.

FOTO/ Ngatërruan rrugët e Tiranës me pistën e Formula 1!

Don Xhoni ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me lamborghinin portokalli.

FOTO/ Ngatërruan rrugët e Tiranës me pistën e Formula 1!

Ndërkohë gjatë javës së fundit kemi 11 arrestime dhe procedime penale:

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
1 persona u proceduan për korupsion aktiv.

Policia njofton se në total janë vendosur 11.039 masa administrative.

99 masa për xhama të zinj.
566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
54 raste për tejkalim shpejtësie.
24 raste të ndryshme
9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH