Mali i Gramozit në Kolonjë është zbardhur nga dëbora e parë, duke dhuruar kështu pamje spektakolare për turistë të shumtë.
Dëbora e rënë ka tërhequr edhe vizitorët e parë të apasionuar pas hiking.
ryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto në Facebook, nga mali i GRamozit, ku shkruan se zona po përgatitet me për një sezon dimëror plot me aktivitete turistike.
“Mirëmëngjesi dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove të postuara në rrjetet sociale.