Kuvendi i është rikthyer këtë të enjte normalitetit, pas marrëveshjes së Rithemelimit me PS-së.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i ulur mes dy “armiqve”, Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Është habitur madje edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tregonte me dorë nga opozita.
Ndërsa pranë qëndronte edhe Agron Gjekmarkaj, një tjetër deputet që u josh së fundmi nga oferta e Rithemelimit.