Aktualitet

FOTO/ Ky është Enea Sulejmani, kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ky është Enea Sulejmani, kryetar i Shoqatës

Personi në foto është trafikanti Enea Sulejmani, i cili u kap mbrëmjen e së enjtes duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.

Mësohet se në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.

I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës. Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime për medie bëjnë me dije se Enea Sulejmani është kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Ndërkaq, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj janë dy personat e tjerë të arrestuar, të cilët po shoqëronin Sulejmanin. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH