Aktualitet

FOTO/ Ky është mjeku shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Ky është mjeku shqiptar që humbi jetën në
Mjeku i ndjerë Sokol Hoxha dhe pamje nga vendngjarja e aksidentit

Ky është mjeku shqiptar, Sokol Hoxha, 40 vjeç, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali, brenda tunelit Ca’ Gulino.

40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë, shpërtheu në flakë.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti, si dhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital.

Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH