Aktualitet

FOTO/ Kush është polici i arrestuar në Fier, iu gjet kokainë dhe armë zjarri në banesë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Kush është polici i arrestuar në Fier, iu gjet kokainë

Personi në foto është polici Lorenc Gropa, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit "Fier " i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH