Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur në SPAK pasditen e së premtes.
Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK, ndërsa janë publikuar pamje teksa Beci hyn në godinë.
I pyetur nga gazetarët se kush është arsyeja, kryebashkiaku tha: “Nuk kam koment”.
Kujtojmë se ditën e sotme disa nga figurat e politikës shqiptare ishin “vizitorë” të Prokurorisë Speciale.