Aktualitet

FOTO/ Kjo është Natasha "e famshme" e TikTok, gjyshja që shfrytëzoi nipin për të përfituar para

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Kjo është Natasha "e famshme" e TikTok, gjyshja

Personi në foto është Natasha e famshme e Tiktok-ut, e cila u arrestua nga Policia së bashku me djalin e saj, Armando Kumaraku 44-vjeç.

Pas një hetimi 2 mujor,  autoritetet dolën në përfundimin se ata shfrytëzonin një 10-vjeçar, nipi dhe djali i të arrestuarve, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok. Ata postonin video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale.  

Ka qenë nëna e të miturit e cila ka bërë kallëzim në polici, duke thënë se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese.

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku nuk janë personazhe të panjohur për publikun. Ata kanë pasur disa dalje në emisione televizive dhe rrjete sociale. Për herë të parë Natasha Rombula u shfaq në televizion pasi kishte konflikte me ish-nusen, për kujdestarinë e 10-vjeçarit.

Gjithashtu në rrjetet sociale qarkullojnë video të shumta të vetë 67-vjeçares e cila përdor lirshëm fjalë banale e nuk i kursen fyerjet për ish-nusen e djalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH