Aktualitet

FOTO/ Humb djali 4-vjeçar në Elbasan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e prindërve

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Humb djali 4-vjeçar në Elbasan, policia kërkon

Policia e Elbasanit ka konstatuar sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezulton të jetë i humbur.

Sipas uniformarve blu, i mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.

Deri tani nuk është paraqitur asnjë person dhe nuk është marrë asnjë telefonatë në polici për humbjen e fëmijës.

FOTO/ Humb djali 4-vjeçar në Elbasan, policia kërkon

Policia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve me qëllim identifikimin dhe njoftimin e prindërve të fëmijës në foto.

Kushdo që ka informacion mbi fëmijën ose mund të ndihmojë në identifikimin e të afërmve të tij, lutet të kontaktojë menjëherë me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH